Zaev: Investitorët i dërgojmë në çdo qytet dhe në çdo vend të populluar

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë sot në takim me banorët e komunës Demir Kapi e paralajmëroi Planin ndërhyrës për investime – i cili është mbi tetë miliard euro.

“Investitorët i dërgojmë në çdo qytet dhe në çdo vend të populluar. Për ne nuk ka komuna të mëdha dhe të vogla, të rëndësishme dhe të parëndësishme. Ne zgjodhëm politikat e zhvillimit të balancuar rajonal dhe ato do të mundësojnë njerëzit të përcaktohen të jetojnë dhe punojnë në vendlindje, sepse do të kenë zgjidhje, do të kenë shanse të punojnë”, tha Zaev.

Lideri i LSDM-së shtoi se do të konfirmohen nevojat e përbashkëta të qytetarëve në një rajon të caktuar, lagje ose mëhallë – dhe, komuna do të ofrojë subvencione, që të hapen biznese të reja lokale deficitare dhe shtoi se kjo – do të hapë edhe vende të reja pune – dhe do të jetë mirë për ju qytetarë të cilët për nevojat e juaja do të mund të drejtoheni në vendin tuaj, ndërsa jo të bëhen shpenzime nëpër qytete tjera.