Arsovska: Dua paratë që i japin qytetarët tu kthehen atyre

Kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit, Danella Arsovska në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se qëllimi saj është që ta bëj jetën më të mirë për qytetarët e Shkupit.

“Për të qenë manxhues i mirë i qytetet është e nevojshme që të shfrytëzohen praktikat më të mira e atyre që kanë jetuar jashtë, dhe që janë implemtuar mundemi edhe ne. Vetëm duhet të keni dëshirë që t’i ndihmoni qytetarët”, deklaroi në TV SHENJA, Danella Arsovska.

Duke folur për premtimin për transport pa pagesë, Arsovska, tha se ajo është e mundur dhe është e realizueshme në shumë vende të Evropës dhe botës.

“Më besoni se gjatë analizave që janë bërë, dhe kjo duhet të jetë e përmbajtshme, ngase kemi parë se çfarë ka ndodhur, kemi njeri që nuk ka realizuar as 5%, ndërsa unë si njeri dua të garantojë se kjo që kam në program, do të realizohet tërësisht. Dua që paratë e qytetarëve tu kthehen atyre”, deklaroi Danella Arsovska.