Zaev e Nikollovski letër Xhaferit: Lufta kundër korrupsionit është qëllimi rreth të cilit duhet të bashkohemi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar me luftën kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski, dërguan letër deri te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe deri te e gjithë përbërja e deputetëve, për rëndësinë e shtëpisë ligjvënëse në proceset lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Në letër përmendet nevoja për unitet në sjelljen e Strategjisë nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, bashkë me Planin e Veprimit për funksionimin e saj, si dhe ndryshimet e nevojshme ligjore të ndërlidhura me realizimin në kohë të një pjesë të masave nga Plani operativ në luftën kundër korrupsionit .

“Duke u nisur nga nevoja që të eliminohen pengesat dhe që të avancojmë sistemin, gjegjësisht që të sigurojmë që institucionet gjithmonë të jenë në gatishmëri në linjat e para në luftën kundër korrupsionit. Institucionet duhet të sigurojnë, parandalojnë, njohjen dhe sanksionimin e çdo lloji të korrupsionit në të gjitha fushat e pushteti pa përjashtim. Me këtë letër ju drejtohemi Juve, të nderuar deputet, si një lidhje kyçe për miratimin e kornizës së nevojshme ligjore dhe rregullores dhe si përgjegjës për kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi institucionet e pushtetit ekzekutiv dhe organeve të pavarura, me apel dhe lutje që ti keni prioritet këtyre proceseve dhe të jepni impuls shtesë i cili do të ndihmojë menaxhimin sistematik me korrupsionin”, qëndron në letrën nga Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Nikollovski./Alsat