Zaev do të dëshmojë për rastin “Monstra”

Prindërit e katër të rinjve të vrarë në vitin 2012 në rastin “Monstra” presin që sot në seancë gjyqësore të dëshmojë ish kryeministrin Zoran Zaev. Siç ka njoftuar gjykatësi, Zaev pritet të mbërrijë në gjykatë në ora 11.
Ish kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot pritet të dëshmojë për rastin “Monstra”. Ai është propozuar nga Prokuroria si dëshmitarë.
Pritet që gjatë seancës së sotme gjyqësore të dëgjohet nje pjesë e deklaratës së Zaevit në Kuvendi ku ai flet për rastin “Monstra”.