Arrestohet personi që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një polici në Veles

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se, ka arrestuar sot personin nga Velesi i cili një ditë më parë kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një polici, duke e lënë të vdekur atë.
“Sot (03.02.2020) rreth orës 10.00, pjestarët e policisë e kanë arrestuar personin me inicialet Gj.K (31) nga Velesi. Ai, më datë 02.02.2020 rreth orës 10.15 para kishës “Shën Spas”, te varrezat e qytetit në Veles, oficerit të policisë me inicialet Е.М.(46) i’a ka marrë pistoletën zyrtare dhe ka shtënë në drejtim të tij. Paraprakisht, ai bashkë me tre persona tjerë kanë sulmuar një officer policie gjatë veprimeve zyrtare. Tre sulmuesit janë arrestuar mbrëmë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet padi “, njoftojnë nga MBP-ja.