Yuri Kim: Rajoni duhet të gjejë zgjidhje sëbashku për një rrugë të re për sigurinë energjitike

Kryeministri Rama dhe ministrja Balluku po zhvillojnë një takim me një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE që janë të gatshëm për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është shprehur se rajoni duhet të kërkojë të gjejë një zgjidhje sëbashku për një rrugë të re përpara për sigurinë energjitike dhe atë klimatike.

Yuri Kim: SHBA kanë nënvizuar nevojën që komiteti ynë i aleatëve, i miqve dhe i partnerëve të diversifikojnë dhe të sigurojnë burimet, furnizuesit dhe rrugët e energjisë. Kemi parë se si Rusia ka kërcënuar dhe ka ndërprerë dhënien e gazit ndaj Polonisë dhe Bullgarisë. Shpresojmë që diskutimet e sotme do të sjellin ide reale. Bota po përballet me një realitet të ri. Ne shohim kostot e larta, financa të tendosura dhe marrjen e vendimeve të pamundura. Rajoni duhet të kërkojë të gjejë zgjidhje së bashku për të gjetur një rrugë të re përpara për sigurinë energjitike dhe atë klimatike. Unë kam folur shumë herë në të shkuarën për sigurimin. Kjo është arsyeja pse u ndërtua gazsjellësi transatlantik, kjo është arsyeja pse SHBA janë të lidhur me Shqipërinë. Po shohim një projekt të zhvilluar për të sjellë. Jam e emocionuar që shoh kaq shumë drejtues për të gjetur zgjidhje./tvklan.al