BE: Ndërprerja e furnizimit me gaz rus është një instrument shantazhi

European Commission President Ursula von der Leyen speaks to press as she welcomes US Secretary of State (unseen) ahead of a meeting in Brussels on March 4, 2022. - NATO rejected on March 4, 2022 pleas from Ukraine to impose a no-fly zone to halt Russia's bombing, but Western allies said they were eyeing more sanctions on Moscow as it presses on with its war. Foreign ministers held emergency meetings at NATO and the European Union in Brussels, on the ninth day of Russian President Vladimir Putin's invasion of his pro-Western neighbour that has upended the global order. (Photo by YVES HERMAN / POOL / AFP) (Photo by YVES HERMAN/POOL/AFP via Getty Images)

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shprehur se vendimi i Rusisë për të ndaluar furnizimin me gaz për klientët në Evropë është një instrument shantazhi.

Von der Leyen shton se lëvizja është e pajustifikuar dhe e papranueshme, si dhe tregon mosbesueshmërinë e Rusisë si furnizues i gazit.

Shefja e Komisionit Evropian thotë se vendet anëtare të BE-së kanë plane emergjence për këtë skenar dhe Komisioni Evropian është në kontakt të ngushtë me ta për të siguruar dërgesat alternative.

Po ashtu, Von der Leyen bën të ditur se po zhvillohet një takim i grupit të koordiminit të gazit për të hartuar përgjigjen e BE-së.

“Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar alternativa të tjera dhe unë do të vazhdoj të punoj me liderët evropianë dhe botërorë për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji në Evropë,” thotë shefja e Komisionit Evropian./tvklan.al