Young Zerka së shpejti baba, partnerja e tij zbulon gjininë e bebit

Këngëtari i njohur, Young Zerka së shpejti do të bëhet baba.

Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Instagram, partnerja e tij Iliana Trebicka, ku ka postuar disa foto me barkun e rrumbullakosur.

Ajo gjithashtu, në postimin e saj ka zbuluar dhe gjininë e bebes.

 

 

Kujtojmë se Iliana dhe Zerka janë në një lidhje prej kohësh e cila tashmë do të plotësohet edhe me një vogëlush.