Young Zerka publikon bashkëpunimin e radhës

Edhe pse vetëm dy ditë më parë kishte publikuar këngën ‘Whine 4 me’ Young Zerka sjell sërish një projekt të ri.

Këngëtari vetëm pak minuta më parë lansoi projektin e titulluar ‘Let me thru’ për të cilën ka bashkëpunuar me Niza, kënga është e kompletuar edhe nga nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vetë artistët, ndërsa miksimin e ka bërë Niza dhe është masterizuar nga Dan Sutter, kurse punimi i klipit i është besuar produksionit ‘Xl films’.