Një histori emocionuese vjen nga NBA.
Basketbollisti i Miami Heat, Chris Silva, ka takuar familjen e tij vetëm një herë në shtatë vitet e fundit, ndoshta kishte tre vjet pa e parë nënën e tij.
Me mesazhin se festat duhet të afrojnë të afërmin, NBA së bashku me Miami Heat, kanë përgatitur një befasi të këndshme për Silvan.
Ata i kanë mundësuar një vizitë nënës së tij me rastin e Krishtlindjeve.
Silva pa nënën e tij për herë të parë pas tri vitesh, dhe takimi i tyre ishte vërtetë emocionues.
Lojtari nuk mundi t’i përmbante lotët, kur pa nënën e tij që kishte udhëtuar mijëra kilometra për ta takuar atë.