Samuel Eto’o i rikthehet futbollit të luajtur vetëm disa muaj pasi kishte varur këpucët në gozhdë.
Pas aventurës në Katar me skuadrën e Qatar SC, kamerunasi është rikthyer në Europë dhe pikërisht në shtetin ku hodhi hapat e parë si futbollist, pikërisht në Spanjë.
Në mënyrë surprizuese 38-vjeçari ka nënshkruar për skuadrën që militon në Segunda Division B, kategorinë e tretë spanjolle Pena Deportiva.
Eto’o la futbollin pasi do të kryente disa studime në univeristetit Harvardit pak muaj më parë, por mesa duket kamerunasit nuk i ndahet shpirti nga futbolli dhe dëshira e tij për të luajtur është aq e madhe saqë ka vendosur ta vazhdojë karrierën në një skuadër shumë modeste dhe në një ligë shumë të ulët për nivelet e një futbollisti si ai i cili në karrierë ka fituar 2 Champions League, një me Barcelonën dhe një tjetër me Interin.
Ai gjithashtu ka luajtur edhe në Premierligë me skuadrën e Chelsea.