Ylli i Instagramit, Gianluca Vacchi publikon video me ‘freestyle’ të Don Xhonit

Ylli i Instagramit ka lënë pa fjalë reperin shqiptar.

“Freestyle” i Don Xhonit është bërë viral, andaj emra të njohur nga e mbarë bota e kanë shpërndarë në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ishte Gianluca Vacchi ai i cili ndau me ndjekësit një video pranë veturës super-luksoze “Royce Rolls”, ku shihet duke vallëzuar nën ritmet e këngës së reperit shqiptar.

Vacchi ndiqet nga afro 20 milionë persona në Instagram dhe është emër shumë i lakuar edhe në shtypin rozë.

Kjo gjë e ka gëzuar shumë Don Xhonin i cili shpërndau postimin në llogarinë e tij si dhe i komentoi yllit të Instagramit në postimin e tij.

Don Xhoni së fundi ka arritur një sukses edhe më këngën “Kokaina”, e cila numëron 20 milionë klikime në kanalin YouTube.