Ylli i futbollit amerikan përfshihet në aksident trafiku, humb jetën në moshën 25 vjeçare

Ylli i NFL, Jeff Gladney ka humbur jetën në një aksident trafiku.

25 vjeçari Gladney është përfshirë në një aksident trafiku që për të rezultoi të ishte fatal dhe i mori jetën.

Lajmin për vdekjen e lojtarit të Arizona Cardinals e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, Brian Overstreet.

Sipas raportimeve nga ShBA, përveç lojtarit të NFL, në aksident ka humbur jetën edhe një pasagjere femër.

Gladney ishte draftuar në raundi e parë në draftit 2020 në NFL, nga Minnesota Vikings dhe ishte zgjedhja e 31.