Chamberlain do të largohet nga Liverpool

Alex Oxlade-Chamberlain pritet të largohet nga Liverpooli.

Mesfushori anglez nuk ka gjetur hapësirat e duhura te skuadra e Liverpool dhe do të kërkojë një skuadër të re.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports’, Chamberlain është gati të largohet nga ‘Anfield’ gjatë kësaj vere, përcjell lajmi.net.

Fillimi i aventurës së Chamberlain te Liverpool kalonte nën hijen e shumë lëndimeve, kurse së fundmi konkurrenca e fortë e la jashtë formacionit bazë.

‘Reds’ nuk pritet që ta mbajnë lojtarin pa dëshirën e tij dhe besohet se do të kërkojnë një çmim të arsyeshëm për kartonin e tij.

Aston Villa dhe West Ham janë dy skuadrat favorite për nënshkrimin e lojtarit.