Yll Limani së shpejti publikon projektin e ri

Yll Limani ka kohë që ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, për të cilin ende nuk ka dhënë ndonjë datë, shkruan lajmi.net.

Këngëtari, publikoi së fundi një video në Instagram, përmes së cilës la të kuptohet se ka filluar numërimin nga prapa për projektin e ri.

“Buzët e kuqe”, mban titullin kënga e re e Yllit, e cila do të vije e shoqëruar edhe me videoklip.

Kjo këngë pason projektin “Pate”, të cilin e solli në bashkëpunim me Lumi B dhe është pritur shumë mirë nga fansat e dyshes.