Enca Haxhia është kthyer prapa në kohë duke kujtuar paraqitjen në videoklipin “Rendez Vous”, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja publikoi fotografi joshëse, të cilat i kishte realizuar gjatë xhirimeve të videoklipit dhe shfaqet shumë provokuese.
E veshur me bodysuit ngjyrë rozë, artistja nuk i linte vend imagjinatës në imazhet që i shpërndau në Instagram.
Në imazhin tjetër, artistja ishte shtrirë pranë frigoriferit dhe po e hidhte mbi trup qumshtin, ndërsa në plan të parë vuri gjoksin.
Kujtojmë se kënga “Rendez Vous” është publikuar më 26 gusht 2018 dhe numëron mbi 25 milionë klikime në YouTube.