Kim Kardashian vishet kokë e këmbë me “Balmain”, mahnit me këto imazhe

Kim Kardashian nuk dëgjon për komentet rreth lidhjes së saj me Kanye West dhe vazhdon ta shijojë jetën, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundi ka realizuar një set fotografik, ku shfaqet e veshur kokë e këmbë nga brendi i njohur “Balmain”.

Në veshjen e ngushtë, edhe këtë herë Kim kishte vënë në plan të parë linjat trupore, ndërsa kishte kapur gjysmën e flokëve lart.

Me këtë veshje, ajo kishte kombinuar edhe maskën, ndërsa dukej tejet joshëse dhe u komplimentua nga ndjekësit.

Kjo paraqitje e yllit televiziv vjen pas fotografive atraktive që i solli nga plazhi, të cilat i kishte realizuar në mesnatë.

Kim Kardashian edhe këtë herë vazhdoi të dëshmojë se nuk ka konkurrencë. /Lajmi.net/