Yjet e NBA solidarizohen me Towns, pas vdekjes të nënës së tij nga koronavirusi

Nëna e Karl Anthony Towns, Jacqueline, vdiq dje, pasi gjendja e saj shëndetësore u komplikua nga koronavirusi.

Lajmin e konfirmoi faqja zyrtare e Timberwolves, skuadra me të cilën luan Towns.

Javë më parë ishte konfirmuar se nëna e basketbollistit ishte pozitive në Covid-19.

Jacqueline ishte 52 vjeçare dhe nuk arriti t’i bënte ballë virusit.

Por në këto momente të vështira nuk ka munguar mbështetja ndaj Towns, veçanërisht nga homologët e tij të NBA.

Steph Curry, Donovan Mitchell, Chris Paul, e shumë të tjerë i shprehën ngushllimet më të sinqerta shtatëlartit të Towns për vdekjen e nënës.