Xi Jinping-u: Për sigurinë e shëndetit publik duhet bashkëpunimi i vendeve të ndryshme

Gjatë një bisede të hënën në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Tsinghua, presidenti i Kinës Xi Jinping vuri në dukje se siguria e shëndetit publik është sfidë e përbashkët përpara njerëzimit dhe vendet e ndryshme duhet ta përballojnë atë bashkërisht.

“Aktualisht, epidemia e pneumonisë së koronavirusit të ri është shfaqur në shumë vende. Me këtë rast, Kina duhet të forcojë shkëmbimet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, dhe veçanërisht të shtojë bashkëpunimin në studimin shkencor të gjurmimit të burimit, prodhimin e barnave e vaksinës, diagnostikim etj. me vendet e goditura më rëndë nga epidemia, duke ndarë të dhënat e informacionet e kërkimit shkencor, duke studiuar bashkërisht strategjinë përballuese dhe duke kontribuuar mençurinë për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit,” theksoi Xi. (Wang Lei)