Janë përmbushur kriteret për fillimin e negociatave, pritet vendimi i Këshillit Evropian

Janë përmushur kriteret për fillimin e negociatave, pritet vendimi i Këshillit Evropian

Përparim në sferat kyçe reformuese është konstatuar në Raportin e Komisionit evropian për përmbushjen e kushteve për negociata inkuadruese, që është bazë në të cilën vendet anëtare të BE-së këtë muaj duhet të vendosin nëse do ta miratojnë fillimin e tyre.

Raporti i KE-së është fokusuar në reformat gjyqësore, gjykimet për korrupsion të lartë, përfshirë edhe rastin me PSP-në, reformat e sigurisë dhe reformat në administratën publike.

Dokumenti konkludon se duke pasur parasysh “përparimin e rëndësishëm të realizuar dhe përmbushjen e kushteve unanimisht të vendosura nga Këshilli në qershor të vitit 2018, Komisioni rekomandoi në pakon e vet për zgjerimin në vitin 2019 se Këshilli duhet t’i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut, Marrë në përgjithësi, Maqedonia e Veriut i rriti përpjekjet e veta dhe reflektoi rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme në sferat kyçe”. Që këtej, Komisioni evropian porositë se vlerësimi nga viti 2019 nuk ka ndryshuar dhe se Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat me BE-në.

Komisioni evropian dje publikoi raport edhe për përparimin reformues të Shqipërisë. Pas publikimit të raporteve për të dy vendet, eurokomisari për zgjerim, Oliver varheji theksoi se ato tregojnë se vendet e kanë përforcuar punën e tyre dhe reflektuan rezultate të dukshme të qëndrueshme në sferat kyçe reformuese të përcaktuara në konkludimet e Këshillit nga qershori i vitit 2018.

Publikimi i Raportit dje koincidoi edhe me vizitën e Gordan Gërliq Radman, ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, kryesuese aktuale me Këshillin e BE-së, Shefi i diplomacisë kroate Radman në konferencë për shtyp në MPJ theksoi se sjellja e vendimit për hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, e shohin si hyrje në samitin në maj në Zagreb.