Një ditë pas manifestimit, Presidenti nxjerr këtë video dhe ka një mesazh

Nje dite pas manifestimit qe mblodhi ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” mijera qytetare dhe pasi paralajmëroi shpërndarjen e Kuvendit, duke i lene afat shumices deri me 15 mars, Presidenti i vendit, Ilir Meta reagon me nje mesazh. 

Ai e nis diten me nje falenderim per gjithe shqiptaret qe iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese dhe publikon nje pjese te fjalimit te tij para manifestuesve.

Postimi i Metës

Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve. 🇦🇱
#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin