Xhuli: Shoku im e ka marrë gruan nga “pufi”, sot ka fëmijë dhe është i lumtur me të

Bruno dhe Xhuli, teksa prisnin “prime-n” kanë diskutuar tema të ndryshme bashkë.
Bruno ka treguar se si e ka prishur një shoqëri me pretekstin se ky shoku i vet, dikur e kishte simpatizuar gruan e tij, shkruan lajmi.net.

“Nusja ime është fanatike. Unë kisha kontakt me një djalë që e kishte pëlqyer atë ndër vite. Atë djalin unë e kisha shok, dhe kur unë po njihesha me nusen, ajo nuk e dinte. Dhe kur pa një herë, më tha ‘ky mua më ka ngacmuar’, unë u ndjeva keq. Atij si thash gjë unë, por vetvetiu unë u zbeha dhe nuk u bëra më me atë djalin”, është shprehur Bruno.

Xhuli është shprehur kundër tij, duke thënë se e kaluara e një personi nuk bën të ndikojë në një marrëdhënie dhe lidhur me këtë ajo ka marrë shembull një mik të saj, që është martuar me një vajzë që kishte punuar në shtëpi publike.

“Unë kam shumë shokë, madje një prej tyre e ka marrë gruan në ‘puf’ (shtëpi publike) dhe tash ka fëmijë me të dhe të gjitha, dhe nuk i intereson e kaluara e saj”, ka thënë Xhuli.