Stresi: E kam parë në ëndërr se do jem fitues, “ma konfirmoi” një kalë i bardhë që fluturonte

Stresi është njëri nga banorët më të komentuar të “Big Brother VIP Kosova”.
Së fundi, reperi ka dhënë një “intervistë” për Melisën brenda shtëpisë, shkruan lajmi.net.

A është suportues i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova?”, ishte njëra nga pyetjet.

“Në fakt, unë e kam parë në ëndërr që do të jem fitues. Më erdhi një kalë i bardhë që fluturonte dhe erdh në oborr nga lart. Por, kisha mbrapa një femër që nuk doja t’a shihte atë kalë dhe ia mbylla perdet dhe derën sepse nuk doja, ishte për mua ajo surpriza”, ka thënë Stresi pos tjerash.

Madje, Stresi ka thënë se “banorët nuk kanë arritur akoma ta prekin pikën e tij të dobët”./Lajmi.net/