Xhepçishti në zi, ndahet nga jeta 36 vjeçari Mendim Idrizi

Mendim Idrizi 36 vjet biznismen nga Xhepçishti i Tetovës, nuk i ka mbijetuar komplikimeve të rënda që i janë paraqitur pasi është mjekuar nga virusi Covid-19 në Klinikat e Shkupit dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndëruar jetë.

Mendim Idrizi ka qenë ndër webmasterat e portalit Shqipmedia, pastaj ka punuar në kompaninën Renova si menaxher i teknikës dhe kompjuterëve ndërsa viteve të fundit kishte hapur një biznes të madh me makineritë e reja teknologjike.

Ishte djali i vetëm i familjes. Ka lënë pas gruan dhe fëmijët.