Ish-deputeti shqiptar humb jetën nga Covid 19

Ish-deputeti i PS-së dhe mundësi i njohur, Shkëlqim Troplini ka humbur jetën sot për shkak të Covid-19.

Raportohet se 55-vjeçari, prej ditësh ishte infektuar me Covid 19, por mbrëmjen e së dielës duket se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Ndër të tjera bëhet me dije se për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Durrësit, por fatkeqësisht për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur nuk ka mundur të mbijetojë.

Deri më tani, numri i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi ka shkuar në 560.