Shkëmbimi tregtar deri në tetor, rënie për 15%

epa08362177 A multi-kilometer traffic jam before the Polish-Czech border crossing in Gorzyce, south-east Poland, 14 April 2020. The number of confirmed coronavirus infections in Poland has increased by 117 since Monday afternoon and reached 7,049, the Ministry of Health said on Tuesday morning. Another six persons have died bringing the death toll to 251. EPA-EFE/Andrzej Grygiel POLAND OUT

Gjithsej 9 396 015 000 euro arrin shkëmbimi tregtar i vendit në periudhën janar – shtator të vitit 2020, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës.

Deficiti tregtar është 1 282 935 000 euro, ndërsa mbulimi i importit me eksportin arrin 76 për qind.

Vlera e përgjithshme e eksportit është 4 056 540 000 euro dhe shënon rënie pre, 15,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa vlera e mallrave të importuara arrin 5 339 475 000 euro, që është një ulje për 13,2 për qind.

Në periudhën janar – shtator të vitit 2020 më shumë është tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Kinën dhe Greqinë.