Xhensila Myrtezaj publikon fotosesion artistik muajt e fundit të shtatzënisë

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, shumë shpejt pritet të bëhen prindër për herë të dytë.

Dyshja kanë edhe një vajzë e cila quhet Ajka, shkruan lajmi.net.

E teksa po i shijon muajt e bekuar të shtatzënisë, Xhensila ka realizuar këto ditë edhe një sesion fotografish te kolegia e saj, Rezarta Shkurta.

Në fotografitë e ndara me ndjekësit, këngëtarja shihet duke pozuar me një fustan të bardhë dhe të hapur te pjesa e gjoksit.

Në mbishkrimin e fotografive, Xhensila citoi psalmin “127:3-5”, i cili thotë: Ja, fëmijët janë një trashëgimi nga Zoti, fryti i barkut është një shpërblim . Si shigjeta në dorën e një luftëtari, kështu janë fëmijët e rinisë. Lum ai njeri që ka kukurën plot me to; Ata nuk do të kenë turp, por do të flasin me armiqtë e tyre te porta./Lajmi.net/