Pas raportimeve për arrestim, rikthehet Getinjo në ‘Instagram’: Histori e gjatë, jam kthyer në botën e egër

Javën e kaluar, është raportuar në media se reperi i njohur kosovar, Getinjo, është arrestuar.

Këto raportime nisën pas një postimi të vëllaut të tij, Mozzikut, shkruan lajmi.net.

“Liri për Getin. Shihemi së shpejti vëllai im, dashtë Zoti”, kishte shkruar Mozzik në postimin e tij.

Një javë pas, ka reaguar edhe vetë reperi, Getinjo.

Ai është rikthyer në faqen zyrtare të ‘Instagramit’, me një foto të tijin ku shprehet se e gjitha kjo është “një histori e gjatë”.

“Histori e gjatë. Jam kthyer në botën e egër.”, shkruan ai në një postim të ndarë.