Xhaferi nga Ohri: Zaevi t’u kërkon falje shqiptarëve, përndryshe le të harron bashkëpunimin me BDI-në

Bartësi i listës në njësinë e V-të zgjedhore Talat Xhaferi në takimin përmbyllës në qytetin e Ohrit, ka folur mbi konceptin dhe idenë e BDI-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare si dhe për kryeministrin e parë shqiptarë.

“Gati 20 ditë që eci zonën nga Mavrova e deri në Prespë dhe secilën ditë me qytetarët me bashkëvendësit tanë po më drejtohen me kureshtje se mezi presin 15 Korrikun që të shprehin vullnetin e tyre, gjithandej të dashur bashkëqytetarët e mi më pyesin se çfarë do ky njeri se gjoja apska vënë veten në rrezik për të bërë shqiptarin e parë kryetar parlamenti, po e kujtoj se ditën kur më është komunikuar se jam kandidat për kryetar parlamenti e kam pyet se a e din Zaevi se kush bëhet kryetar parlamenti, mu drejtua o Talat unë Ali Ahmeti dhe koalicioni kemi besimin e plotë se Talati është personi i vetëm për secilën situatë do të drejtoj parlamentin në këtë kohë”, ka deklaruar kështu Xhaferi nga Ohri.