Xhaferi: E dënoj huliganizmin, dhunën dhe nxitjen e gjuhës së urrejtjes

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë pamje nga dëmtimet e objektit të Kuvendit si pasojë e protestave të dhunshme gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ai thotë se e dënon ashpër huliganizmin, dhunën dhe nxitjen e gjuhës së urrejtjes.

“Pasojat nga sjellja e mbrëmshme е egërsuar para Kuvendit. Pranoj dhe mbështes të drejtën e secilit në protestë, të shprehjes së qëndrimit. Vazhdimisht dhe fuqishëm e dënoj huliganizmin, dhunën, nxitjen e urrejtjes sepse ato nuk janë zgjidhje”, ka shkruar Xhaferi.