Goditja nga Kovid 19 ishte shumë e madhe mbi kategoritë e lëndueshme sociale,mirëpo përsëri, askush nuk mbeti i paprekur, tha sot kryeparlamentari Talat Xhaferi në Forumin Ekonomik – Financiar në Shkup.
Xhaferi shtoi se si vend i ndjekin poltikat fiskale globale për zbutjen e
pasojave dhe zvogëlimin e dallimeve ndërmjet kategorive të ndryshme sociale të qytetarëve me sigurimin e mbështetjes financiare për grupet e lëndueshme mirëpo, kjo nuk mund të vazhdojë pafund. Siç tha, ne jemi vend i vogël, me resurse të kufizuara dhe doemos duhet të mbahet llogari dhe për baraspeshën ndërmjet ngarkimit me hua dhe rritjes së ekonomisë.
“Besoj se aktiviteti jonë në politikën e jashtme dhe shfrytëzimi i mundësive nga bashkëpunimi rajonal dhe perspektivat euroatlantike me inkuadrimin në nismat rajonale është bazë e mirë për pritjen e mbështetjes nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Përsëri, jam i bindur se ajo domosdoshmëri për arritjen e baraspeshës ndërmjet sigurisë energjetike dhe sasisë së mjaftueshme të ushqimit për qytetarët dhe nevojës së bankave qendrore që përmes rritjes së shkallëve të interesit të konsolidohen dhe kështu të mbështesin ekonominë vendore është diçka që mundet lehtë të tejkalohet vetëm me mbështetjen që e japin institucionet dhe bankat evropiane”, tha Xhaferi.
Детали од конференцијата на која се разговараше за лекот за дијабетес