Xavi për Lionel Messin: Ai e di se Barça është shtëpia e tij, dyert janë të hapura

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur për mediat një ditë para ndeshjes kthyese kundër Manchester Unitedit në UEFA Europa League.

Xavi po ashtu foli edhe për lojtarin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi – i cili ende e ka të paqartë të ardhmen e tij, shkruan Lajmi.net

“Messi e di që Barcelona është shtëpia e tij dhe dyert për të janë të hapura, këta e kam thënë shumë herë. Ai është miku im dhe ne jemi në kontakt të përhershëm. Një rikthim i mundëshm do të varët vetëm nga ai”, ka thënë Xavi

Kujtojmë që babai i yllit argjentinas është në bisedime me PSG-në për të bërë kontratën e re, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje./Lajmi.net/