Po kthehej në SHBA, Biden rrëzohet sërish në shkallët e avionit (video)

Presidenti amerikan pati një incident të vogël teksa përfundonte udhëtimin e tij tre-ditor në Evropë, në të cilin përfshihej vizita e fshehtë në Ukrainë dhe një ndalesë pasuese në Poloni.

Këtë herë presidenti 80-vjeçar amerikan është penguar nga shkallët e avionit.

Të martën, bashkëpunëtorja e presidentit amerikan, teksa zbriste nga shkallët e Air Force One, humbi ekuilibrin për pasojë u rrëzua përtokë.
Skena u përsërit, por pak më ndryshe, me protagonist vetë presidentin amerikan. Biden po ecte shkallëve për të hipur në aeroplan dhe pak para se të arrinte te dera ai u rrezua.