Xavi për De Jong: Deri më 31 gusht çdo gjë mund të ndodhë

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur në lidhje me të ardhmen e Frenkie de Jong.

E ardhmja e De Jong vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Mesfushori holandez ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

Ndërsa, sipas trajnerit të Barçës, çdo gjë mund të ndodhë deri më 31 gusht.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë me Frenkie de Jong. Deri më 31 gusht çdo gjë mund të ndodhë. Ai e dinë çfarë mendoj dhe çfarë klubi do e ka nevojë. Sigurisht unë llogaris në të, ai është lojtar i mrekullueshëm”, tha Xavi.

De Jong së fundmi është i lidhur për një transferim drejt Premie Ligës, te Chelsea dhe Bundesligës, te Bayern Munich.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos në fund holandezi.