Mourinho po bën gjithçka për të bllokuar shitjen e Zaniolos

Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk dëshiron shitjen e Nicolo Zaniolos.

Forma e mirë e Zaniolos sezonin që lamë pas, bëri që disa klube të interesohen për të.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se italiani është afër transferimit te Tottenham Hotspurs.

Siç zbulon ‘La Repubblica’, Mourinho po bën gjithçka që është e mundur për të bllokuar shitjen e yllit të tij te ‘Spurs’, pavarësisht ofertës prej 55 milionë eurosh në tavolinë.

“The Special Once” nuk dëshiron në asnjë rrethanë ta humbasë italianin, pasi ai është i vetëdijshëm se është një nga gurët e themelit të projektit të tij.

Mbetet të shihet nëse do arrijë trajneri portugez ta mbajë në ekip Zaniolon.