Xavi nuk e mohon takimin me Haaland

Trajneri i Barcelonës, Xavi, i është përgjigjur raporteve se ai bëri një udhëtim të fundit në Mynih për t’u takuar me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Blaugranët janë lidhur me një lëvizje për yllin norvegjezin tash e disa kohë, me Manchester City dhe Real Madrid gjithashtu në mesin e atyre që janë të interesuar për 21-vjeçarin.

Mediat spanjolle pretenduan se Xavi u takua personalisht me Halaandin, ndërsa u publikuan edhe detaje të marrëveshjes së ofruar nga klubi katalunas.

Megjithatë, trajneri i Barcelonës nuk dha detaj të udhëtimit të tij në Gjermani.

“Nuk mund të jap detaje”, ka thënë fillimisht Xavi në konferencën e sotme (e shtunë), duke humbur një shans për të mohuar raportet.

“Mund të them vetëm se po punojmë si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen e klubit”.

“Kur mund të njoftojmë diçka, si nënshkrimi i Pablo Torre, ne do ta bëjmë atë”.

“Nuk mund të them asgjë tjetër, vetëm se po punojmë për të tashmen dhe të ardhmen”, përfundoi trajneri i Barcelonës.