Rusia merr kontrollin e një spitali psikiatrik

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e një spitali psikiatrik me 670 persona brenda në qytetin Borodyanka në rajonin e Kievit të Ukrainës, tha guvernatori rajonal Oleksiy Kuleba.

“Sot ne nuk e kuptojmë se si t’i evakuojmë këta njerëz, si t’i ndihmojmë ata”, tha Kuleba. “Atyre po u mbarojnë uji dhe ilaçet”, tha Kuleba.

“Këta janë njerëz me nevoja të caktuara të veçanta, kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme… shumë prej tyre kanë qenë të shtrirë në shtrat për vite me radhë”, vijoi ai.

Borodyanka është rreth 60 km nga Kievi.