Xavi: Neymar nuk është në listën e përforcimeve të Barcelonës

Trajneri i Barçës mohoi informacionin se sulmuesi brazilian mund të jetë një nga përforcimet pas ‘Jo’ të Leo Messit.

Pasi foli për vendimin e Leo Messit, i cili më në fund zgjodhi ofertën e Inter Miamit, Xavi Hernandez, trajneri i FC Barcelona, mohoi se Barça tani është përqendruar te Neymar si alternativë ndaj Messit.

“Neymar?, Është një surprizë që emri i tij ka dale, por ai nuk është në listë”, tha Xavi në intervistën me gazetarin Gerard Romero, njofton Klankosova.tv.

Xavi i premtoi tifozët blaugran se do të ketë transferime bombastike gjatë kësaj vere dhe se i’a ka bërë të qartë Laportas preferencat e tij.