Pas Messit, Inter Miami e dëshiron Di Marian

Inter Miami njoftoi të mërkurën pasdite arritjen e një prej transferimeve më të bujshme në histori të futbollit, atë të Lionel Messi, shkruajnë mediet italiane.

Klubi amerikan i udhëhequr nga David Beckham, nuk do të ndalet me kaq, pasi tash synon kampionin tjetër të botës, Angel Di Maria.

Futbollisti ka përfunduar kontratën me Juventus, duke qenë lojtar i lirë për t’u transferuar në një ekip tjetër.