Xavi: Dua të kthehem në shtëpi te Barcelona

Skuadra e Barcelonës është në kërkim të një trajneri pasi pak ditë më parë shkarkuan Ronald Koemanin, transmeton lajmi.net.

Emri më i përfolur për të marrë postin e trajnerit të ‘Blaugranëve’ është Xavi Hernandez që momentalisht është në krye të Al Sadd.

Xavi në një intervistë sonte ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u rikthyer te Barça.

“Kam folur me Barcelonën gjatë këtyre ditëve, është e vërtetë, por tani duhet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve”.

“Drejtuesit e Barcelonës kanë ardhur këtu për të negociuar, ne të gjithë jemi të emocionuar, do të shohim nëse do të përfundojë ashtu siç duhet”.

“Unë dua të kthehem në shtëpi, shpresoj që kjo të ndodhë, klubet tashmë e dinë pozicionin tim”, tha Xavi.

Mediat spanjolle janë të bindura se Xavi do të marrë drejtimin e Barcelonës dhe gjithçka do të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.