Brozovic: Luajtëm shumë mirë ndaj Sheriff Tiraspol, tani e kemi në dorë fatin tonë

Interi ka arritur të mposht Sheriff Tiraspolin me rezultat 1-3, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore tani Nerazzurët ngjitet në pozitën e dytë në grupin D me gjashtë pikë.

Pas ndeshjes Marcelo Brozovic është shprehur i lumtur me fitoren.

“E vetmja gjë që kishte rëndësi sot ishte fitorja, ne luajtëm shumë mirë, sulmuam dhe nuk lejuam asnjë kundërsulm”.

“Tani ne e kemi në dorë fation tonë për t’u kualifikuar”.

“Në pushim trajneri na tha disa gjëra, ne duhej të lëviznim topin më shpejtë dhe më pas do të shënonim 100 për qind gol”, tha Brozovic.

Mesfushori arriti të shënonte një gol sonte dhe u shpall në fund futbollisti i ndeshjes.