West Hami dëshiron ta mbajë Bowenin

West Hami nuk është i interesuar të privohet nga shërbimet e Jarrod Bowenit.

Futbollisti ka shkëlqyer në këtë sezon me “Çekanët” duke qenë njëri ndër lojtarët kyçë të skuadrës.

E gjitha kjo duket se ka bindur drejtuesit e skuadrës londineze për t’ia vazhduar kontratën edhe për disa vite.

Bowen, falë performancave mbresëlënëse, është nominuar edhe për çmimin e lojtarit më të mirë në Premier League për sezonin e ardhshëm.