“Çmenduria” e PSG për ta mbajtur Mbappen – i ofrojnë 4,8 milionë euro në muaj

Kylian Mbappe vazhdon të jetë emri më i lakuar para hapjes së merkatos së verës.

Sulmuesi po lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madridi në fund të sezonit, lëvizje e cila është shumë afër të finalizohet.

Por, që ky transferim të mos kompletohet, Paris Saint Germain po mendon që t’ia ofrojë një pagë stratosferike sulmuesit.

Sipas raportimeve të fundit, kryeqytetasit i kanë propozuar pagë mujore prej 4.8 milionë eurove sulmuesit vetëm që t’i refuzojë madrilienët.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhë e gjithë kjo “telenovelë” që filloi para disa vitesh.