West Ham mbetet i interesuar për Maguire, pranon të nënshkruajë me të me një kusht

West Ham United mban ende një interesim për të nënshkruar me Harry Maguire gjatë afatit kalimtar dimëror, kanë raportuar mediat angleze.

Ata ishin shumë afër nënshkrimit me të gjatë verës pasi bënë një ofertë prej 30 milionë eurove në drejtim të Manchester United, por sidoqoftë marrëveshja dështoi në minutat e fundit me Maguire që qëndroi në “Old Trafford”.

Kurt Zouma ka gjeneruar interesim të madh nga klubet e Ligës Saudite dhe mund të largohet në drejtim të Lindjes së Mesme me të mbaruar ky sezon, andaj kjo ka bërë që Ëest Hami të mendoj për zëvendësimin e tij.

Drejtuesit e West Hamit vlerësojnë lart profilin e Maguire, që do të thotë se nuk përjashtohet mundësia që ata të “trokasin” në derën e Man United së shpejti.

Ishte vet Maguire ai i cili së fundmi tha se nuk do të presë për shumë kohë në bankën rezervë që t’i ipet mundësia dhe të luajë vetëm një herë në muaj, duke dhënë kështu sinjale se mund të largohet vitin e ardhshëm.

Në rast se situata e tij nën urdhrat e Erik Ten Hag nuk përmirësohet në një afat të shkurtër, atëherë drejtuesit e Manchester United do të duhej të pajtoheshin me largimin e tij dhe të negocionin një çmim për shitjen e tij.