Barcelona bëhet gati ta promovojë një tjetër talent të La Masias në ekipin e parë

Pjesërisht për shkak te rrethanave dhe pjesërisht për shkak të filozofisë së tij, një numër i madh i lojtarëve të akademisë së Barcelonës, La Masia, kanë debutuar nën urdhrat e Xavit, madje disa prej tyre janë titullar të rregullt në formacionin bazë.

Një lojtar që po e shijon debutimin e tij këtë sezon është Fermin Lopez, i cili u kthye nga një huazim vërtet mbresëlënës në Linares sezonin e kaluar, u stërvit me skuadrën në parasezon dhe tani ka filluar të marrë minuta me ekipin e parë.

Mundo Deportivo sot parashikon se mbrojtësi i majtë Alex Valle mund të jetë lojtari i ardhshëm që e ndjek këtë trend të debutimit me fanellën e ekipit të parë të Barcelonës.

Valle është i huazuar te Levante aty ku ka pasur paraqitje pozitive, dhe Xavi me sa duket e ka vërejtur këtë gjë. Ai ka startuar në të gjitha ndeshjet me fanellën e Levantes këtë sezon, me këta të fundit që po aspirojnë për rikthim në elitën e futbollit spanjoll.

Shoku i diplomuar në akademi, Alejandro Balde, e ka bërë vendin e tij të mbrojtësit të majtë të ekipit të parë, por klubi tani mund të lejojë që Marcos Alonso të ecë falas kur kontrata e tij të skadojë verën e ardhshme, duke e ditur se ata kanë një zëvendësues që po zhvillohet mirë.

Me shumë gjasë ai do ta ndjekë rrugën e Alejandro Baldes, i cili tashmë nuk njeh konkurrencë në krahun e majtë tek ekipi i parë.

Për ta bërë sa më të lehtë zhvillimin e Valles, blaugranasit tani mund të lejojnë largimin e Marcos Alonsos si lojtar i lirë me të mbaruar ky sezon, duke e ditur se ata kanë një talent që po rritet me hapa të mëdhenj.