Wenger: Nuk pendohem pse refuzova Realin, por pse nuk e transferova Ronaldon

Ish-trajneri i Arsenalit, Aresene Wenger, ka folur për kohën e tij në klubin londinez.

Francezi ka qenë në krye të Arsenalit për 22 vjet dhe ka qenë i lidhur me shumë klubeve.

Ai ka pranuar publikisht se ka refuzuar Real Madridin, por për një gjë të tillë nuk është penduar.

Wenger është penduar për diçka tjetër, pse nuk nënshkroi me Cristiano Ronaldon tek Arsenal, kur e ka pasur këtë mundësi.

“Ju nuk njihni shumë njerëz që kanë refuzuar dy herë Real Madridin. Vendosa të qëndroj në një ekip që nuk kishte burime të mëdha për të fituar kampionatin”, ka deklaruar Wenger, përcjell lajmi.net.

“Nuk pendohem që refuzova Real Madridin, ndryshe nga kjo, më vjen keq që nuk arrita të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon”.

“Sigurisht që mendoj se si do të dukej skuadra nëse Ronaldo do të luante me Henry, Berkamp, Pires dhe Wiltford . Ndoshta ata do të shënonin 200 gola në një sezon”.