Barca vendosë për shitjen e Dembele, ky është çmimi i tij

Barcelona është e gatshme të ulë drastikisht çmimin e Ousmane Dembele për ta shitur në afatin kalimtar.

Duke pasur parasysh se ai është vetëm një rezervist në ekipin e Ronald Koeman, Barcelona do të pranojë shitjen e tij për vetëm 45 milionë funte, përcjell lajmi.net.

Ky çmim është dukshëm më i ulët se 104 milionë funtet që kishte paguar Barcelona për transferimin e Dembele nga Dortmund tri vite më parë.

Nuk ka informacione nëse Manchester United duan të paguajnë këtë shumë, sepse ‘Djajtë e Kuq’ e kërkonin francezin këtë verë në huazim me një mundësi blerje.

Juventus janë klubi i dytë i interesuar, që mund të përfitojë nga situata për të sjellë Dembelen në Serie A.

Dembele është transferuar në ‘Camp Nou’ në vitin 2017 dhe deri më tani ka zhvilluar 75 ndeshje për katalanët, duke shënuar 19 gola dhe 16 asistime.