Wenger: Mbappe i ngjashëm me Pele

Arsene Wenger e ka futur Kylian Mbappen në krahasim me ikonën braziliane të futbollit, Pele.

Ish-trajneri i skuadrës së Arsenal ka thënë se stili i lojës së Mbappe është i ngjashëm me atë të Pele. Po ashtu edhe impakti i tij.

Wenger po ashtu ka shprehur besimin se Kylian Mbappe është një hap para Erling Haaland në aspektin kualitativ.

“Kur e kam parë herën e parë në një televizion francez, kam thënë ‘Pele është në të’,” ka thënë Wenger për BEIN Sports’, transmeton lajmi.net. “Të gjithë mendonin se isha i çmendur, por ai po kap nivele të larta”, shtoi ai.

“Teknikisht, ai është pak përpara Haaland. Ai ka edhe fantazi, jo vetëm shpejtësi”, ishin fjalët e ish-trajneri francez.

Kylian Mbappe ndërkohë lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Real Madrid. Erling Haaland po ashtu.