Vrasja e Klodian Rashës, Apeli dënon me 12 vjet burg Nevaldo Hajdarajn

Gjykata e Apelit ka dënuar me 18 vjet burg ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 12 vjet.

Ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës, ngjarje e ndodhur më 8 Dhjetor 2020 në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

Gjykata e Tiranës e kishte dënuar Nevaldo Hajdarajn me 15 vjet burg nga të cilat do të vuante 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Por Apeli i Tiranës prishi këtë vendim, duke e dënuar me 18 vite ish-efektivin e forcave “Shqiponja”, nga të cilat do të vuajë 12.

Prokuroria kërkoi që Nevaldo Hajdaraj të dënohej me 20 vite burg dhe të mos i pranohej gjykimi i shkurtuar.

Por gjykata nuk e mori parasysh. Ndërsa pala mbrojtëse kërkoi që Nevaldo Hajdarajt t’i rrëzohej akuza e vrasjes me dashje për shkak se u vetëmbrojt, por edhe kjo kërkesë u rrëzua nga trupa gjykuese./tvklan