Wenger do të kthehet në Arsenal nëse i kërkohet

Arsene Wenger i gatshëm të rikthehet nëse i kërkohet, por ai personalisht nuk e beson një gjë të tillë.

Ish menaxheri legjendar i Arsenal, Arsene Wenger, ka pranuar në një studio televizive se do të kthehej në klubin londinez në qoftë se i duhet atyre.

Në muajt e fundit kemi parë një Arsenal më ndryshe sesa sezonet e kaluara. Dikur prioritetet ishin top 4 dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani ata duhet të mendojnë për qëndrimin në ligë, transmeton lajmi.net.

Që prej se është larguar Wenger, në stolin e Arsenalit kanë ardhur 3 menaxherë të ndryshëm dhe të gjithë kanë dështuar për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Nëse i kërkohet, francezi është i gatshëm për tu rikthyer, e për të ndihmuar klubin që dikur ai menaxhonte.